Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në aksin Pogradec- Qafë Thanë.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Martin Kastrioti, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerë nga automjeti tjetër.
Po ashtu mësohet se dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë aty ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë, pasi njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar.
Dyshohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë por do jetë ekspertiza ajo që do zbardhi dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/ Informacion paraprak
E RËNDË/ Aksident me VDEKJE në Pogradec
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.