Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj pasi ka lënë futbollin, duket se po i futet politikes.

Mësohet se ish-futbollisti do jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Mavraj bën pjesë në “Listën për familjen”, që udhëhiqet nga dy ish-deputetët e “Lëvizjes Vetëvendosje”, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

Me fanellën e kombëtares shqiptare Mavraj debutoi më 22 maj 2012 dhe zhvilloi 50 paraqitje duke shënuar tre gola. Veç saj, në 2018 ai u zgjodh edhe kapiten i Kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *