Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau para një jave shokun e tij Branko Shkoza në zonën e Spitallës në Durrës.
Ai dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.
Babai i viktimës më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.
Bazuar në dëshminë e autorit dhe hetimet e para dyshohet se janë zënë pasi autori pretendonte se viktima i kishte ngacmuar të shoqen.
Në sherr e sipër e ka shtyrë dhe hedhur në kanal ku më pas u gjet pajetë. Gjithsesi nuk është ende i qartë tërsisht motivi i ngjarjes dhe po punohet për ta zbardhur plotësisht atë.