Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë dhe u soll në vendin tonë pa zemër, ka njoftuar se do të mbajë protestë nesër në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Në njoftimin e protestës, Majlinda shprehet se do të protestojë për të nxitur institucionet ligjzbatuese në Shqipëri për zbardhjen e çështjes të së vëllait. Ajo shprehet se është akoma në pritje të ADN-së dhe autopsisë për të kuptuar se kush e vrau Saimirin.

Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

Reagimi i plotë i Majlinda Sulës:

Drejtuar: Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

I nderuar Z.Drejtor!

Unë shtetasja Majlindja Sula do zhvilloj një protestë nesër në datën 11 Dhjetor, 2024 në orën 12:00 PËRPARA KRYEMINISTRISË, Bulevardi Dëshmorët e Kombit me qëllim për të nxitur institucionet ligjzbatuese në Shqipëri për çështjen e vëllait tim, shtetasit Saimir Sula, i cili ka ndërruar jetë në datën 09.05.2020 në një spital në Spanjë.

Unë shtetasja MAJLINDA SULA, PROTESTOJ sepse kam 4 vite e gjysmë që kërkoj nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shqipëri një AUTOPËSI TË PËRFUNDUAR dhe një ADN që dërgohet një mostër në Laboratorin e Brukselit ose të Vjenës për të bërë provën e ADN-së. Kam dorëzuar kërkesën për AUTOPËSI TË PLOTË, kaluan 4 vite e gjysmë dhe nuk kam një konkluzion të plotë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Mediat dhe institucionet Shqiptare nxorën lajme fallco duke thënë se “rasti i Saimirit u zgjidh dhe çdo gjë përfundoi me sukses”, asnjë gjë nuk ka përfunduar, akoma pres ADN-në dhe autopsinë për të kuptuar kush e vrau Saimirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *