Burim informimi: Policia e Kosovës

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Xheladin Kurbaliu, Prishtinë / 10.12.2024 – 00:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull m/k, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator me tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Suharekë / 10.12.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *