Adresimi i deputetes, Ganimete Musliu:
“Sot përmes avokatës së znj. Fitore Pacolli kam pranuar një kërkesë për demant dhe kërkim falje lidhur me deklarimet rreth abuzimeve me subvencione nga vëllai dhe daja i saj.
Shihni se deri ku arrin paftyrësia e llojit të kësaj kaste në pushtet! E shfrytëzojnë pushtetin e dhënë nga qytetarët për t’i pasuruar vëllëzërit dhe dajallarët, dhe në vend që t’ju vijë keq dhe t’i kërkojnë falje popullit për abuzimet me pushtet, kërkojnë që ata që ua zbuluan abuzimet dhe i denoncuan për keqpërdorime, ata t’u kërkojnë falje abuzuuesve dhe keqpërdoruesve të pushtetit.
Fitore, ndoshta edhe e kisha demantuar, po fillimisht kërkoj demant nga Ministri Peci, i cili publikisht e ka konfirmuar atë që kanë publikuar mediat, se vëllai dhe daja yt kanë fituar grantet e përfolura.
Sa për kërkimfalje, patjetër do ta bëj sapo unë të informohem se ti i ke kërkuar falje popullit për këtë abuzim të pushtetit, ose nëse arrin që ta arsyetosh në mënyrë të bazuar dhe bindëse, se vëllai dhe daja yt janë përzgjedhur me meritë si fermerët më të kualifikuar në mesin e 1.5 milion banorëve, për të qenë fitues të këtyre granteve!”

