Të dashur lexues të gazetës sonë!

Ju njoftojmë se redaksia e gazetës sonë online ka vendosur që të mos publikojë asnjë raport nga tubimet e fushatës zedhore të partive politike të Republikës së Kosovës, që ka filluar dje më 11 janar dhe përfundon më 8 shkurt.

Kjo në shenjë proteste simbolike për premtimet e rrejshme që bëjnë konstant partitë tona politike gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Vlerësojmë se lehtësia e premtimeve është aq e tmerrshme sa që dikush që e publikon një premtim të tillë sikur merr përgjegjësinë për mosrealizimin e tyre, të ditur që në nisje.

Mospublikimi i raporteve nga fushata elektorale nuk do të thotë që gazeta nuk do t’i përcjellë tubimet e partive politike. Do të jemi brenda tyre. Do të publikojmë ngjarje eventuale pikante brenda tubimeve, do të publikojmë incidente eventuale, shkeje eventuale të rregullave.

Kushdo që dëshiron të denoncojë shkeljet e rregulave, ngjarje pikante apo incidentet që e dëmtojnë procesin zggjedhor mund të na shkruaj pa hezitim në adresën tonë elektronike, apo në facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *