Efi Dhedhes ka qenë një banoret më të komentuara në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

Ajo mori vëmendje të madhe për mënyrën se si e zhvilloi lojën brenda shtëpisë më të famshme në vend, ndërsa rivalja e saj më e madhe atë kohë ishte Olta Gixhari, me të cilën nuk ruan raporte akoma.

Madje në atë  kohë , në “Fan Club” Efi ka pasur përplasje edhe me Gerta Gixharin. Mirëpo, së fundmi ajo ka habitur me një postim në “Instastory” gjatë Prime-t të fundit të “Big Brother VIP 4”.

“Nuk e prisja ta thoja, por Gerta po më pëlqen”, shkruan Efi në reagimin e saj.

Kujtojmë se Gerta është një banore shumë e komentuar e këtij edicioni, e cila tashmë është në nominim të përhershëm deri në fund të rrugëtimit të saj, si pasojë e kutisë së emergjencës që Aldo theu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *