Një person u gjet i pajetë në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e kësaj të hënë.
Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar më armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues 30-vjeçarin Kristian Marku, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Gjithashtu është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Një automjet është gjetur duke u djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 30 vjeçarit Kristian Marku.
30 vjeçari ishte person me precedentë penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.