Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri një spektakël kryeministres italiane Giorgio Meloni në forumin e Abu Dhabit.

Meloni mbush 48 vjeç dhe në Abu Dhabi e priste një surprizë për ditëlindje, kur Rama i dhuroi një dhuratë.

Siç shihet edhe në videon që po qarkullon në internet, Edi Rama është gjunjëzuar përballë saj dhe i ka bërë një dhuratë.

Kryeministrja italiane e buzëqeshur e përqafoi dhe e pranoi dhuratën me të dyja duart. Kutia kishte një shall dhe Rama shpjegoi se ishte bërë nga një prodhues italian që ishte zhvendosur në Shqipëri dhe ishte bërë shtetas shqiptar.

Më pas i ka vendosur shallin në kokë, ndërsa kamerat kanë regjistruar gjithçka.

Gjithashtu, Rama ka tentuar që gazetarët t’i këndojnë së bashku një këngë ditëlindjeje Melonit.

“Mos i vini në siklet”, u përgjigj Meloni.

Në këtë samit, Italia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një kontratë me vlerë të paktën një miliard euro të mërkurën për ndërtimin e një ndërlidhjeje nënujore për energjinë e rinovueshme përgjatë detit Adriatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *