Nga: Uran Krasniqi
ZOTI I DRITËS
(William Walkerit)
Ne pothuajse ishim bindur
se jetonim në fushën e errësirës
sa shumë gjëmë vdekjeje s’ishin dëgjuar
sa numër i madh të vrarësh s’ishin parë
ne ishim gati të nënshkruanim
se bota s’kishte sy e vesh
ndërkohë erdhi ai
emrin e kishte William Walker
brenda vetes kishte edhe Krishtin e edhe
Muhamedin
ishte Zoti i dritës
/Nga Libri “ZEMËR ME LËKURË LEOPARDI”, Prishtinë, 2022./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *