Nxënësit dhe stafi i shkollave kanë pasur mundësinë të njihen nga afër me detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata patën mundësinë të shohin pajisjet dhe automjetet ushtarake të FSK-së, si dhe kanë mësuar për historinë dhe traditat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vizita është organizuar në kuadër të aktivitetit për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur vendin dhe për të ruajtur sigurinë dhe paqen.







