Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në Carralevë, ku u përfshinë një veturë dhe një autobus dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht një person.
Viktima e këtij aksidenti është Dr. Jetmir Gashi, kirurg vaskular.
Për vdekjen e mjekut njoftuan edhe miqtë e tij dhe se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:30 në varrezat e qyteti në Suharekë.
Ndryshe rasti u konfirmua dje edhe nga Policia, ku thanë se si pasojë e plagëve të rënda u nda nga jeta mjeku suharekas.
I ndjeri ka lën në jetë bashkëshorten dhe 2 fëmijë.
Këta janë bashkëshortja dhe fëmijët e mjekut që u nda papritmas nga jeta