Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një 42 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një kafiterie në rrugën “Salë e Hamit Jashari”.
Vëllau i viktimës, Fatos Ibishi ka rrëfyer se si ka ardhur deri te tragjedia duke thënë se vëllau i tij është vrarë me 14 plumba.
Ibishi thotë se dorasit janë djemtë e axhës së babait.
Ai bën të ditur se i ndjeri ishte baba i pesë vajzave teksa thotë se po priste të bëhej baba për herë te gjashtë.
“Vëllau im nuk është vra për pronësi. Vëllau im ka dal me pi kafe, tu pi kafe është hi djali tij, e ka pa edhe u kthy, u shku e ka marrë babën e vet, si kanë ardhë, me dy alltija, janë hi në kafe edhe policia e din… Babë e bir ja kanë ba vëllaut tim, deshu midis kafes. Janë mundu me ç’njerëzu aty me kesh hallku me ta. Por, vëllau im nuk ç’njerëzohet, mu vra po, ai u vra, por mu ç’njerëzu nuk është ç’njerëzu. E kanë kërsit babë e bir kurrë pa nal, 14 plumba. 14 plumba vëllau im i ka në trup”, ka thënë ai për veriu.info.