Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave pasi zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke shkuar sot në SPAK.
Berisha ka treguar se i ka lënë një letër oficerit të policisë gjyqësore, Altin Lala, në të cilën sipas kreut të PD, kishte një mesazh për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
“Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri. Firmosur, Sali Berisha”, tha Berisha.