Burim informimi-Policia e Kosovës:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Dubravë, Istog / 16.02.2025 – 13:14. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta në cilësi të vizitores ka tentuar të fus brenda Qendrës Korrektuese substanca narkotike. Gjithashtu në cilësi të personit të përfshirë në rast është arrestuar edhe një tjetër e dyshuar femër kosovare. Gjatë kontrollit të një xhakete e cila është hapur në prezencë të të dyshuarave dhe avokatëve mbrojtës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 122.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarat pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *