Stuhia pas Konferencës së Sigurisë në Mynih, e iniciuar nga zyrtarë të administratës Trump, vazhdon.
Sot liderët evropianë do të mbajnë një takim urgjent për Ukrainën, pasi të kuptojnë se Trump po planifikon negociata që nuk do të përfshijnë Evropën, kujton Press Online, duke shtuar se po bëhen përgatitje edhe për një takim të delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite.
Për pakënaqësinë e madhe të Volodymyr Zelensky dhe ukrainasëve, të gjitha këto takime po zhvillohen pa pjesëmarrjen e Ukrainës, për të cilat presidenti finlandez Alexander Stubb dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç propozojnë një zgjidhje të modeluar sipas rastit të Kosovës.
Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç parashtruan idenë se është e nevojshme të caktohet një i dërguar special evropian për Ukrainën, ndërsa Stubb theksoi se “duhet bërë diçka e ngjashme me atë që është bërë në rastin e Kosovës, duke iu referuar ish të dërguarit special të OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaari.
“Nëse mund të parashtroj lirisht një ide, nëse ka një tryezë të bisedimeve, mendoj se duhet të bëjmë diçka të ngjashme me atë që është bërë në Kosovë. Evropa duhet të ketë një të dërguar special si Martti Ahtisaari për Kosovën, dhe më pas një zëvendës të dërguar që është në nivelin e Kellogg. Pastaj në këtë kuptim do të marrim një rol në lojë”, tha Stubb.