Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Durrës, ku një 49-vjeçar ka qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin qarkullonte një 26-vjeçar.

Sipas Policisë, 49-vjeçari Ardian Hoxha ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim. Fatmirësisht, nga  të shtënat pati vetëm dëme materiale. Autori është vënë në pranga, ndërsa arma e gjahut është sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale në aksin rrugor “Manzë-Maminas”. Qëlloi me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Manzë-Maminas”, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, për shkak të një konflikti të çastit, për një manovër të gabuar me automjet, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga autori i këtij rasti, shtetasi A. H.  49 vjeç, banues në Manzë. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *