Personi që shihni në foton kryesore me këtë tekst është Kolë Minaj, i cili ditën e sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, plagosi me armë zjarri të dashurën e tij dhe duke menduar se e vrau më pas vrau veten.
Ndërkohë, më poshtë është foto e Anila Prendushit, e cila fatmirësisht është ende gjallë, edhe pse në gjendje të rëndë për jetën. 44-vjeçarja raportohet se është nënë e 3 fëmijeve dhe prej 6 vitesh e divorcuar. Ajo bashkëjetonte me viktimen prej rreth 5 vitesh, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi konfliktet mes tyre.
Dy të rinjtë u gjetën në një automjet dhe fillimisht u dyshua se ishin të dy të vdekur.
Sipas policisë dyshohet se pas një konflikti, djali ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.


Anila Prendushi