Ish-diplomati Ylber Hysa ka deklaruar se ekziston opsioni që i dërguari i presidentit Donald Trump për çështje në botë, Richard Grenell, të tentojë të arrijë një “fitore të shpejtë” në raport me çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Grenell është sfidë për Kosovën, derisa shtoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara s’kanë lexim të njëjtë për situatën në dialog.
“Një zyrtar i lartë si Grenelli që ka një portfolio të merret më të gjitha problemet në botë, do të përpiqej që të bënte një fitore të shpejtë dhe i kemi parë si duken ato modele. Kjo është sfidë për Kosovën, të mendojë situata të tilla. Ose, situata që Brukseli e Uashingtoni s’kanë lexim të njëjtë për Kosovën e Serbinë…Neve na vendosin në pozitë jo të favorshme për të provuar që të anojmë kah njëri apo tjetri, e ato do të hakmerren neve”, ka thënë Hysa të hënën në KTVA
ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur momentin që presidenti amerikan, Donald Trump, të kthehet në pushtet. Kjo pritje, sipas Hysës, iu mundësua edhe nëpërmjet institucioneve të Kosovës.
“Vuçiqi ka dashur të blejë kohë. Iu mundësua edhe nga pala kosovare fatkeqësisht, e pastaj ka fituar kohë nga diplomacia e tij e litiumi dhe municioneve. E ka pritur këtë ditë të Trumpit që ka investuar me lobistë”, ka shtuar ai.