Loredana është përlotur dhe është shprehur e zhgënjyer nga sjellja e Laertit karshi saj.
Laerti:
Unë nuk dua të të mërzis, të kërkoj falje për lotët që po nxjerr.
Loredana:
Unë ty nuk të bëra asgjë, ti po më thua mua që unë jam tallur më gjithë Shqipërinë, që çfarë kam hequr unë këtu brenda, jam goditur më shumë se çdo njeri tjetër.
E kam ndierë këtë dhe nuk e kam bërë të madhe.
Laerti:
Unë të kam përqafuar sot në mëngjes, të pash që ishe e zbehtë dhe të përqafova. Ty të është vërsulur e gjitha shtëpia, a më pe ndonjëherë mua të ndërhyjë?
Loredana:
Më sulmove pa ditur versionin tim. Isha gati të thoja më fal për atë që i bëra Krisës dhe Tirit.
Laerti:
Ti më thua që flas me kamerat. Unë me Rozanën jam zënë, me Gertën jam zënë dhe përsëri flas me të dyja.
Loredana:
Ti nuk i ke thënë atyre që ty të tallin të gjithë shqiptarët. Mund të më thoje që marrëdhënia me Jozin nuk ishte 100% e bukur. I kam bërë të keqen vetes dhe po e kuptoj.
Laerti:
Ti më jep të drejtë pas 3 javësh dhe në dasmë nuk më ftove.
Loredana:
Në ato momente isha me atë mendje. E mora që më kishe sulmuar.