Duket se ironia mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ka kaluar në një fazë tjetër tashmë, atë të krahasimit të njëri-tjetrit me shpendë.
Teksa Rama e cilëson Berishën si “bufi i kënetës”, Berisha ka gjetur një tjetër shpend, që sipas tij personifikon kryeministrin. Berisha u shpreh sot se Rama është “zogu sqep këpucë”, i cili ha zogjtë e tij.
“Sa i përket lotëve të krokodilit të Edi Ramës, për Erion Veliajt është kuptuar gjerësisht që janë lot krokodili. Më falni, a nuk është Edi Rama ai që e vuri Erion Veliajn në procesin e ‘woke’ persekutimin?! A nuk është ai që ia preu fotografinë në krah kur i dha Çelësin e Qytetit Ali Ahmetit? A nuk paralajmëroi ai se do të ketë arrestime?! A nuk dërgoi ai për të drejtuar partinë?! Unë socialistëve u thashë dje, lexoni pak për Zogun sqep këpucë. Jua them këtu, ai zog ka një veti, han zogjtë e tij. Kaq është t’i biem shkurt. Zogu sqep këpucë ushqehet me zogjtë e tij”, tha Berisha.