Anila Prendushi dhe Kolë Manaj janë dy personat që u gjetën brenda një makine ditën e sotme në Shkodër, të qëlluar me armë zjarri.

Manaj ka humbur jetën në vendngjarje, teksa Alma Prendushi ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se është një krim pasioni, ku 34-vjeçari ka qëlluar të dashurën e tij me armë , e më pas ka kryer vetëvrasje.

Policia ka reaguar mbi ngjajren, duke raportuar se dy personat u gjetën në lagjen “Mark Lula”, brenda një makine, ku kishte ndodhur edhe krimi i rëndë.

Njoftimi i policisë:

“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *