Drejtoria Rajonale Prishtinë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË NË FAMILJE

·         Prishtinë / 22.11.2023-15:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Lipjan,22.11.2023-19:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje ishin rrahur mes vete. Dy personat e dyshuar kanë kërkuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

VJEDHJE E AUTOMJETIT

Prishtinë / 21.11.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur traktorin e tij. Rasti është duke u hetuar.

 

ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë / 11.11.2023 – NN. Më 22.11.2023  është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë kishte dëmtuar automjetin/kombin e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e  PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

 

RASTET TJERA- NGJARJET:

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Prishtinë,22.11.2023-17:00. Në bazë të urdhëresës të lëshuar  të gjykatës është arrestuar i dyshuari i kërkuar mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

                                  Drejtoria Rajonale Gjilan

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

Gjilan / 22.11.2023 – 10:30. Lidhur me rastin, në datën dhe lokacionin e lartcekur njësitë policore pas një kontrolli të realizuar kanë sekuestruar një shtëpizë të kompjuterit dhe disa dokumente që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur. Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedura të mëtejme hetimore.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                                   Drejtoria Rajonale Prizren

 

INCIDENTET KRIMINALE

GRABITJE E ARMATOSUR

Suharekë / 22.11.2023 – 15:45. Është raportuar se katër persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një argjendari. Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë  shtënë me armë  zjarri në drejtim të zyrtarëve policor të cilët i ishin përgjigjur rastit. Si pasojë, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë përkatëse policore dhe janë ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në identifikimin e personave të dyshuar.

 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Prizren / 22.11.2023 – 04:50. Është raportuar se në datën dhe lokacionin e lartcekur  mes disa personave  ka ndodhur një mosmarrëveshje dhe konflikt fizik ku persona të dyshuar kanë hedhur një mjet shpërthyes. Si pasojë e shpërthimit   lëndime trupore kanë pësuar dhjetë persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet policore operative dhe hetimore për procedurat e mëtejme.

 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Suharekë /22.11.2023-14:20 Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar : 116.83 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 70 qese plastike të zbrazëta të cilat përdoren për paketimin e substancave narkotike. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 4 telefona si dhe  një veturë me targa vendore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                                   Drejtoria Rajonale Pejë

 

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Pejë / 21.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parashë. Rasti është duke u hetuar.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

                                                                                                

                                  Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Adem Jashari, Malishevë / 22.11.2023-18:50 Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 21.11.2023 – 18:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

VJEDHJE

Rr. Urim Bytyqi, Gjakovë / 22.11.2023 – 11:30. Raportohet se persona të panjohur nga një automjet/kombi kanë vjedhur paisje të ndryshme. Rasti është duke u hetuar.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

RASTET TJERA – NGJARJET :

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

 

INCIDENTET KRIMINALE

KALIM I PA AUTORIZUAR I VENDËKALIMIT KUFITAR

Fsh. Stublinë, Gjilan/ 22.11.2023-18:30 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar 

           STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
 

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 29
Aksident trafiku  me dëme materiale 40
Tiketa trafiku të shqiptuara 1413
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 23
Persona në mbajtje 13
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 1

 Me respekt,
DIMP

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *