Kryetari i kryeqytetit tonë, Përparim Rama ka publikuar zyrtarisht lajmin se një zëvendëspresident i një korpoprate  ndërkombëtare ka shfaqur interesim të hapë një hotel në Prishtinë.
 Thuajse kemi pak hotele. Lajm më joserioz zor se mund të publikohet nga një kryetar. Lajm do të ishte nëse do të kishte hapje e një fabrike, investim në ndonjë projektkapital  punësimi, se sa për hotele, faleminderit!
Ky është njoftimi i z. Rama:
“Hyatt e gatshme të hap hotel në Kryeqytet
Kënaqësi të mirëpres z. Takuya Aoyama, Zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore Hyatt.
Zëvendëspresidenti Aoyama më përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit. Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti.
Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në Kryeqytet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *